Golat e Sergio Ramos, sa të rëndësishëm për Real Madrid

13/03/2017 00:00

Nëse Real Madrid është në krye të klasifikimit dhe në luftën për titullin kampion në La Liga, kjo ndodh edhe për meritë të Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi ka arritur në kuotën e 7 golave në këtë sezon, i fundit ishte pikërisht ai ndaj Betis në Santiago Bernabeu.

Sipas statistikave të publikuara nga AS, Sergio Ramos i ka dhënë 9 pikë Realit të Madridit në këtë sezon në Spanjë. Pa golat e tij, Los Blancos do të ishin në vendin e tretë në klasifikim, 9 pikë larg Barcelonës dhe vetëm 1 pikë më shumë se Atletico Madrid.

Sergio Ramos e nisi sezonin që në ndeshjen me Sevillan për Superkupën e Evropës, duke shënuar golin që e çoi ndeshjen në kohë shtesë, ndërsa në kampionat, golin e parë e shënoi Kundër Osasunës në javën e tretë dhe ishte i vetmi që nuk pati shumë rëndësi për Realin. pas kësaj sfide, 30 vjeçari ka rezultuar vendimtar për Realin duke i dhënë pikë të çmuara skuadrës së tij.

Ishte Ramos ai që shënoi golin e barazimit me Villarrealin në fazën e parë, shënoi golin e barazimit në Camp Nou  ndaj Barcelonës dhe golin e fitores në kohën shtesë ndaj Deportivos.

Po kështu ai i dha fitoren Realit të Madridit ndaj Malagës. I vetmi që e kalon Sergio Ramos për kontributin e tij në pikët e grumbulluara në kampionat nga Reali është Cristiano Ronaldo. portugezi ka shënuar 19 gola duke i dhuruar skuadrës Merenges 10 pikë.

Top Channel