“Oskarët” e fëmijëve

10/03/2017 00:00

Ka natë të çmimeve Oskar, Golden Globe, Bafta etj…por ka edhe natë të çmimeve “Kids Choice”, ku janë fëmijët ata që zgjedhin të preferuarit e tyre.

Një spektakël i gëzueshëm me ndarje çmimesh, performanca dhe shaka, ku grupi muzikor “Fifth Harmony”, aktori Kevin Hart dhe grupi britanik Little Mix, çuan në shtëpi statujat e vogla portokalli.

Drejtuesja e njohur e talk show-eve, Ellen Degeneres, mori çmimin për filmin e animuar më të preferuar “Finding Dory” dhe u vlerësua edhe për dublimin më të mirë të një filmi të animuar, Ajo, i pranoi çmimet duke bërë një premtim…”Premtoj që do të jem e mirë me njerëzit. Se do të laj dhëmbët çdo ditë…dhe do të shoh Ellen Show çdo ditë. Ju dua të gjithëve, ju jeni në skuadrën time”.

Aktorja Zendaya, mori çmimin e yllit të preferuar femër, për rolin e saj në filmin “F.C”. Kasti i emisionit televiziv Henry Danger, i shtoi humor ceremonisë ndërsa pranonte cmimin për emisionin e preferuar të fëmijëve. Ata riinskenuan ngatërresën e bërë në ceremoninë e çmimeve oskar, kur çmimi final iu dorëzua “La La Land” para se Moonlight të shpallej fituesi i vërtetë.

Si gjithnjë, xhelatina e gjelbër rrodhi pa kursim dhe këngëtari Demi Lovato, ishte i pari që u la i tëri. Aktori Kevin Hart pati të njëjtin fat ndërkohë që drejtuesi i spektaklit, John Cena, në përfundim të eventit, nuk u përmbajt dhe i ngjyrosi me të gjelbër spektatorët, por edhe veten.

Top Channel