Panairi i Maceve, më e çmuara afro 24.000 $

10/03/2017 00:00

Në Shën Pjetërburg të Rusisë, është hapur panairi ndërkombëtar i maceve, një event ky që konsiderohet një parajsë për adhuruesit e kafshëve lozonjare.

Një numër i madh racash të çmuara, mes të cilave macja ruse ngjyre blu, macja skoceze, qimeshkurtëra britanike apo Cornish Reksi pa qime dhe me veshë të gjatë.

Mes maceve, më e çmuara, u vlerësua në 1.4 milionë rubla ose rreth 23.787 dollarë amerikanë.

Sipas mediave lokale, Rusia është një nga vendet me numrin më të madh të maceve shtëpiake, me më shumë se një të tretën e shtëpive në vend që kanë të paktën një kotele.

Në rusi, njerëzit duhet të regjistrohen për të blerë një mace dhe këto të fundit kanë pasaportat e tyre dhe dosjet mjekësore. Macet fatlume me pasaporta dhe me vaksina, lejohen të ngjiten në mjetet e transportit publik, bashkë me të zotët e tyre.

Top Channel