Çiklistët në Sao Paulo të Brazilit, u zhveshën dhe morën pjesë në garën e përvitshme të vozitjes së biçikletës nudo, një përpjekje kjo për të promovuar një seri kauzash çdo vit.

Gara zhvendoset në qytete të ndryshme gjatë vitit me çiklistët në faza të ndryshme të nudos që pedalojnë përmes qendrave të tyre. Ishin disa qindra ata që pedaluan në Sao Paulo, disa të zhveshur krejt, disa me veshje minimaliste dhe të tjerë që kishin zgjedhur body paint.

Një nga pjesëmarrësit në garë, thotë se do të inkurajojë udhëtimin me biçikletës si mënyrën më të mirë të transportit në një qytet të mbipopulluar.

Eventi ka si qëllim të tërheqë vëmendjen drejt një numri kauzash, mes të cilave, siguria e çiklistëve në trafik, shëndeti, ambienti, imazhi pozitiv i trupit dhe ligjshmëria e nudizmit publik.

Eventi e ka origjinën që në 2004-ën me gara në 28 qytete të 10 vendeve në katër kontinente dhe është zgjeruar shumë me kalimin e viteve.

Top Channel