Largohet nga pallati presidencial liderja e shkarkuar e Koresë së Jugut

10/03/2017 00:00

Liderja e shkarkuar e Koresë së Jugut, Park Guen Hye, është larguar nga pallati presidencial, dy ditë pasi gjykatësit mbështetën vendimin e parlamentit për ta hetuar.

Ajo mbërriti në shtëpinë e saj në Seulin Jugor, e pritur atje nga mbështetësit. Ajo do të hetohet tani për rolin në një skandal korrupsioni në të cilin është përfshirë një mikja e saj e ngushtë.

Në të parin koment që nga vendimi i të premtes, presidentja e shkarkuar tha: Edhe pse kjo do të kërkojë kohë, besoj se e vërteta do të dalë në dritë”. Në deklaratë ajo i kërkonte ndjesë mbështetësve pasi nuk kish mundur ta përmbushte detyrën e saj si presidente.

Park Geun Hye tani ka humbur imunitetin dhe do të përballet me një proces kriminal për akuzat se ka lejuar miken e saj të kërkojë para nga kompanitë në këmbim të favoreve politike.

Park Geun Hye u largua nga pallati presidencial, Shtëpia blu, pak pas orës 19.00 sipas orës lokale, të dielën, pasi i tha lamtumirë stafit të saj. Një autokolonë e gjatë mjetesh e shoqëroi atë deri në shtëpinë e saj.

Ajo doli nga makina e rrethuar nga rreth 1 mijë policë dhe forca të saj të sigurisë të cilat shtynë prapa turmat. Hwang Kyo-ahn, besnik ndaj presidentes së rrëzuar, është tani president në detyrë. Komisioni elektoral i vendit ka thënë se zgjedhjet e reja do të mbahen më së largu deri më 9 maj.

Top Channel