Vllaznia, 3 pikë qetësie ndaj Laçit, Fiton edhe Luftëtari

12/03/2017 00:00

Shkodranët e Armando Cungut kanë arritur të mposhtin Laçin me rezultatin minimal, 1-0. 

Vendimtar ka qenë goli i sulmuesit kryeqytetas, Elis Bakaj, nga pika e penalltisë, në minutën e 55-të. 

Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi si kuqeblutë edhe laçianët, bëjnë pjesë në grupin e ekipeve që po luftojnë për të mos shoqëruar Korabin, një kategori më poshtë. 

Vllaznia u shfaq shumë kërkuese që në fillim, por vetëm në fundin e pjesës së parë arriti të kërcënojë kundërshtarin me dy goditje radhazi të Bakajt, nga distanca.

Në fillimin e pjesës së dytë, gjyqtari Jemini akordon penallti pas një faulli në dëm të mbrojtësit shkodran, Pjeshka dhe Bakaj shënon golin e vetëm të takimit. 

Në minutat në vijim nuk ka histori, teksa Laçi bën shumë pak për të barazuar. 

Me këtë tre pikësh, Vllaznia arrin në vendin e katërt, çka do të thotë që jo vetëm i largohet zonës së rënies, por nis të shpresojë për një vend në Europë. 

Ndërkohë Teuta dështoi për të ndalur Luftëtarin në shtëpi, në një ndeshje të vendosur vetëm nga një gol në fraksionin e parë të lojës, në stadiumin “Niko Dovana”. 

Aksioni që vendosi sfidën, erdhi në minutën e 22-të dhe u konkretizua nga Rroca. 

Pjesa e mbetur e lojës u karakterizua nga aksione sporadike të të dy ekipeve, pa shumë ide dhe që e mbajtën anën e peshores në favor të miqve. 

Top Channel