Kim Kardashian, e mrekullueshme me të bardha

12/03/2017 00:00

Kim Kardashian tregoi format e saj të shtunën në mbrëmje me një fustan të bardhë të mrekullueshëm.

36-vjeçarja ishte e pranishme në galanë “Family Equality Council’s Impact Awards”, në Los Angeles. Ajo kishte zgjedhur një fustan shumë të ngushtë, që i nxirrte në pah format e bëshme.

Kimi postoi edhe një foto në Snapchat, që tregonte se çuditërisht ky fustan kishte edhe xhepa.

Eventi ku ishte e pranishme Kim Kardashian vlerësonte individët dhe kompanitë që kanë dhënë kontribut në mbështetje të familjeve LGBTQ.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel