Hante byrekë në stol, tani i shet

12/03/2017 00:00

Të gjithë ata që e ndjekin futbollin e njohin ish-portierin rezervë të Sutton United, skuadër e kategorisë së pestë angleze, që u ndesh me Arsenalin në FA Cup.

Wayne Shaw ishte i famshëm për peshën e tij (120 kg), por u bë edhe më i famshëm kur u kap nga kamerat duke ngrënë byrek në stol, ndërkohë që shokët e tij po përballeshin me tipa si Alexis Sanchez apo Mesut Ozil.

Kjo gjë i kushtoi vendin në skuadër, pasi ngrënia në stol ishte kuotuar nga një kompani bastesh dhe kanë nisur hetimet tashmë, por vetë protagonisti duket se ka gjetur menjëherë një punë tjetër: Wayne Shaw ka nisur të shesë panine, byrekë dhe ëmbëlsira në një biznes të vogël familjar.

FOTO GALERI
1/1
Wayne Shaw, ish-portieri i Sutton, ka nisur punë si shitës

Top Channel