Thaçi: Pakicat mbështesin krijimin e ushtrisë së Kosovës

11/03/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se shumica qeverisëse në vend gëzon mbështetjen e pakicave për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Këtë deklaratë, Thaçi e ka bërë në profilin e tij në Facebook, pas një seri takimesh të zhvilluara me përfaqësuesit e pakicave në Prizren.

“Takova në Prizren përfaqësuesit politikë të komuniteteve etnike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës në grupin “6 plus”. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike. Kemi pajtim të plotë se koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t’i shërbejnë gjithë Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Top Channel