Në disa raporte Organizata e Kombeve të Bashkuara, por edhe shoqata dhe organizma të tjerë, kanë folur me shqetësim në lidhje me rritjen e pabarazisë në shumë vende të botës, por sidomos ato në zhvillim.

E për të ilustruar këtë “DailyMail” ka sjellë kontrastin e trishtë me një set fotografik në disa qendra urbane nga më të mëdha në vende në zhvillim e sipër.

Diku sheh krah për krah baraka me vila superluksoze, si në Meksikë. Diku tjetër një fushë golfi që vetëm mirëmbajtja i kushton disa qindra-mijëra dollarë në vit, në krah të kolibeve të vendosura kuturi, si në Afrikën e Jugut.

Në Indi gjen banesa të vogla me mura të çara dhe gati në shembje, përbri pallateve të reja me apartamente luksoze, e po ashtu edhe në Vietnam e me radhë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel