Kukësi zgjat hapin, ndjek Partizani

11/03/2017 00:00

Lufta për titullin në Superiore është gjthnjë e më e ethshme dhe 3 skuadrat e kreut që kërkojnë të përfitojnë nga gabimet e njëra-tjetrës.

Barazimi i Skënderbut me Tiranën i ka shkuar për shtat edhe Kukësit edhe Partizanit, që në javën 25-të kanë marrë pikë të plota përkatësisht me Korabin dhe Flamurtarin.

Në Kukës u duk më shumë si ndeshje stërvitore për të besuarit e Ernest Gjokës, teksa përballë skuadrës më të dobët të sezonit arritën të fitonin 4-0. Ishte Pejiç që shënoi i pari në minutën e 24-t. Çale bëri shifrat 2-0 pa u mbyllur ende pjesa e parë.

Në pjesën e dytë kuksianët shënuan dhe dy gola ët tjërë, me Dvornekoviç në të 59-të dhe sërish me Pejiç, në të 79-tën. Ky është goli i 15-të personal për kroatin në kampionat.

Shumë e lehtë u duk edhe për Partizanin përballja me Flamurtarin, kur në harkun e 11 minutave të kuqtë shënuan dy here: në fillim me Mazrekajn në minutën e 5-të dhe në të 11-tën me Trashin nga pika e penalltisë.

Skuadra vlonjate pas këtij moment fillojë të reagojë, por pa focën e duhur për të përmbysur. Goli i Danilo Alves shërbeu vetëm për statistikë.

Kukësi qëndron në krye me 51 pikë, ndërsa Partizani e Skënderbeu ndjekin me pikë të barabarta 49. Janë e 25 plotësohet me takimet e ditës së diele Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Luftëtari.

Top Channel