Pentagoni do të hetojë skandalin e fotove nudo

11/03/2017 00:00

Zyrtarë të Pentagonit kanë premtuar një hetim të plotë të skandalit të fotove nudo, që ka prekur forcat e armatosura amerikane.

Sekretari i mbrojtjes James Mattis tha se do të merren të gjithë veprimet e duhura në të gjitha degët e forcave të armatosura, për të hedhur dritë mbi këtë skandal.

Skandali filloi kur foto nudo të femrave marinse u publikuan nga kolegët e tyre meshkuj, fillimisht në një grup në Facebook, të quajtur “Marine United”, i cili numëronte rreth 30 mijë anëtarë.
 
Zyrtarët e Pentagonit bëjnë thirrje që sa më shumë femra marinse të bëjnë denoncim dhe të ndihmojnë hetimin, pasi deri tani kanë bërë ankesë zyrtare, më pak se 10 marinse, të cilave u janë publikuar fotot nudo.

Top Channel