Conte do Candrevën te Chelsea

11/03/2017 00:00

Pas ecurisë fantastike të këtij sezoni, ku Chelsea është duke marshuar drejt fitimit të titullit kampion, trajneri Antonio Conte po mendon edhe për merkaton.

Sezonin e ardhshëm, krahas kampionatit, blutë e Londrës do të rikthehen edhe në Ligën e Kampionëve dhe për këtë duhet të krijojnë një organikë më të pasur dhe konkuruese.

Antonio Candreva është një nga emrat që Conte e ka vënë në krye të listës së dëshirave, për merkaton verore.
 
Mesfushori italian i Interit është një futbollist, të cilin Conte e njeh mirë dhe një interpretues mjaft i mirë e rolit të mesfushorit të krahut, në skemën 3-4-3, që trajneri italian aplikon të Chelsea.

Candreva u transferua këtë sezon nga Lacio te Inter dhe po zhvillon një sezon shumë të mirë, por duke konsideruar moshën e tij, zikaltërit do të pranonin largimin e tij drejt Chelsea kundrejt një oferte të mirë.

Top Channel