Burrat e martuar, Papa: Mbase bëhen priftërinj

11/03/2017 00:00

Papa Francesku tha se mund të konsiderojë që të pranojë si priftërinj, burra të martuar, në rrethana shumë specifike, për të adresuar mungesën e priftërinjve katolikë.

Kreu i Vatikanit foli për mundësinë që viri probati, apo burrat me besim të sporvuar, të kryejnë disa detyra.

“Duhet të mendojmë nëse burrat me besim të sprovuar janë një mundësi-deklaroi ai për gazetën gjermane Die Welt.

Sipas papës, këta njerëz mund të punojnë në zona të izoluara. Fraza latine viri probati i referohet burrave të martuar me besim të fortë, të cilët shpesh janë të moshuar dhe me fëmijë të rritur.

Pavarësisht komenteve se ka një mundësi që të lejohen burrat e martuar të hyjnë në shërbim të kishës, Papa hodhi poshtë mundësinë e eliminimit të beqarisë si një kusht për të qenë prift.

Ai tha se beqaria vullnetare, që është diskutuar për t’i ofruar një opsion priftërinjve të rinj, nuk është zgjidhje për çështjen.

Për Kishën Katolike, mungesa në rritje e priftërinjve është një problem serioz, pasi çereku i famullive në botë, nuk kanë prift.

Aktivistët për reformimin e procedurës së bërjes prift kanë sugjeruar prej kohësh që burrat e martuar mund të ndihmojnë klerin për kryerjen e detyrave fetare.

Top Channel