Juve mposht Milanin, penallti e protesta në fushë

10/03/2017 00:00

Përplasja kryesore në serinë A këtë fundjavë i respektoi pritshmërinë e tifozëve me një ndeshje të luftuar fort mes Juventusit dhe Milanit.

Më Torino u mbyll gjithçka 2-1 me Zonjën e Vjetër që mori një fitore In ekstremis dhe e shtoi diferencën në fronin e kampionatit.

Skuadra kampione e Italisë mori e para epërsinë me mbrojtësin maroken Mehdi Benatia’ por nuk mundi të ruajë prapavijën që u dorëzua brenda fraksionit të parë.

Milan u përgjigj me një aksion të bukur ofensiv kur Deulofeu shërbeu për Karlos Baka, me kolumbianin që shënoi në kuadratin e  Bufon, madje duke detyruar portierin të përplaset me mbrojtësin. Por nuk kishte e thënë që sfida të mbyllej kështu.

Në sekondat e fundit në Juventus Stadium, një prekje me dorë në zonën e Milanit bëri arbitrin të akordonte një penallti.

Nga pika e bardhë Paulo Dibala firmosi dhe golin që shkëput juven në 11 pikë nga ndjekësja më e afërt, Roma. Kjo e fundit do të impenjohet mbrëmjen e së dielës në një transfertë në Palermo.

Top Channel