Pasaporta më e fuqishme në Botë

10/03/2017 00:00

Le të jemi të sinqertë, duhet të jetë bukur të jesh një suedez. Ke shërbim shëndetësor falas, Universitete falas, pushime të gjata të paguara dhe pritshmërinë për jetëgjatësinë më të madhe në Europë.

Por tanimë rezulton se kanë edhe një tjetër favor. Suedia ka Pasaportën më të fuqishme në botë, të paktën sipas një raporti të realizuar nga “Nomad Capitalist”.

Renditja e pasaportave të shteteve u realizua në bazë të avantazheve që ato kanë për lëvizjen e lirë, reputacionin global, taksat ndërkombëtare dhe liritë civile.

Nga 199 shtete të analizuara Suedia ka dalë në krye, ndërsa pasaporta e SHBA-ve ndodhet në vendin 36, Kurse Shqipëria renditet e 83-ta.

Studimi tregon se suedezët mund të lëvizin në 176 vende pa viza dhe mund të punojnë pa paguar taksa shtesë, kurse shqiptarët sipas këtij raporti mund ët lëvizin në 98 shtete pa viza.

Top Channel