Kosovë, konfiskohen 2 mln euro false; 2 të arrestuar

10/03/2017 00:00

Policia e Kosovës arrestoi këtë të premte dy persona gjatë një operacioni ku u zbuluan dhe u konfiskuan kartëmonedha të falsifikuara me vlerë mbi 2 milionë euro.

Paratë u gjetën në një vendkalim kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në një makinë që drejtohej nga shtetas shqiptar 44 vjeç dhe ku po udhëtonte një shtetas kamerunas, 36 vjeç dhe me leje qëndrimi në Francë.

Paratë ishin në bagazhin e mjetit te tyre. Po ashtu, së bashku me to është gjetur edhe letër e paketuar dhe e prerë në dimensione që i përgjigjen masës së këtyre kartëmonedhave.

Top Channel