Vejushat në Indi tradicionalisht vishen me të bardha, sepse hinduizmi e konsideron këtë si ngjyrën e vajtimit.

Por në qytetin verior të Vrindavan, rrobat e tyre u ngjyrosën nga kërcimi mes pudrës shumëngjyrëshe të lëshuar gjatë kremtimeve të Holi-t, festivali që shënon mbërritjen e pranverës.

Grave, bashkëshortët e të cilave nuk janë më në jetë, nuk iu lejohet zakonisht të marrin pjesë në festë. Por në Vrindavan, organizata jofitimprurëse Sulabh International ka punuar prej vitesh për emancipimin e vejushave e për t’i inkurajuar të jetojnë normalisht.

“Kisha 30 vjet që nuk merrja pjesë në këtë mënyrë në festen e Holi-t. Por këtë herë, unë u vesha me ngjyrat e saj, edhe pse jam e ve”, tha Gaurbani Sheel.

Në një tjetër qytet, Varanashi, kremtimet ishin ndryshe.  “Sadhus” apo klerikë hindu dhe të devotshëm i hedhin njëri-tjetrin hirin e marrë nga turrat e druve në bregun e lumit Gang, ku ndjekësit e këtij besimi djegin të vdekurit e tyre.

Rituali ndiqet për të qetësuar Lordin Shiva, Hyun Hindu të shkatërrimit. Holi festohet në të gjithë Indinë, por ndërsa në pjesën më të madhe të saj kremtimet zgjasin vetëm një ditë, në Utar Pradesh ato shkojnë më shumë se një javë.

Top Channel