Kryegjyqtarja në punë me bigudina

10/03/2017 00:00

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Korenë e Jugut, Lee Jung-mi ka shkuar në punë me bigudina.

Jung-mi ka lexuar vendimin e fajësimit që rrëzoi presidentin Park Geun-hye, ka shkuar këtë mëngjes në Gjykatë, tre orë para vendimit publik të transmetuar live në televizione, duke pasur akoma bigudinat rozë në kokë, për tu siguruar që efekti i krehjes të qëndronte.

Foto u bë virale për përdoruesit koreanojugor të internetit, dhe të shumta kanë qënë komentet që shprehnin admirim për “përkushtimin e plotë” në punë në një ditë kaq të rëndësishme për demokracinë e re në Seul.

Por ka dhe nga ata që e shohin veprimin e Lee si poshtërim. Gjyqtarja, mes më influenteve në vend, ka preferuar “ti rregullojë flokët vetë” në një ditë kaq të rëndësishme se sa të shkojë në një prej salloneve më të kushtueshme të bukurisë në Gangnam.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel