Bashkësitë lokale trajnohen për përdorimin e “Platformës digjitale për pjesëmarrje publike”

10/03/2017 00:00

Drejtoria e Administratës Komunale në Prishtinë, në bashkëpunim me OSBE-në, mbajti trajnim me kryetarët e bashkësive lokale për përdorimin e “Platformës digjitale për pjesëmarrje publike”.

Ata u njoftuan fillimisht për rëndësinë e shfrytëzimit të kësaj platforme, si dhe u inkurajuan që përmes saj t’i paraqesin kërkesat, propozimet, idetë, plan-projektet dhe rekomandimet e tyre për nga bashkësitë lokale që përfaqësojnë.
 
Kjo platformë rrit transparencën ndaj qytetarëve dhe u mundëson atyre të përcjellin kërkesat dhe statusin e tyre deri në përmbyllje. Ky proces po ashtu lehtëson një komunikim më të drejtpërdrejtë në mes të qytetarëve dhe qeverisë komunale. Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes përforcon demokracinë dhe i bënë qytetarët bashkëautorë të politikave të ndryshme lokale.
 
Kryetarët e bashkësive lokale të Prishtinës u shprehën të kënaqur me një platformë të tillë dhe me trajnimin e ndjekur, ku u njoftuan edhe me standardet minimale për pjesëmarrje publike.

Top Channel