Basha me biznesin: Modeli aktual ekonomik do të çmontohet

09/03/2017 00:00

“Ku shkojnë paratë e taksave tuaja. Ku shkojnë paratë që ju paguani për shëndetësinmë për arsimin. Të Gjitha në duart e 5 oligarkëve të lidhur drejtëpërdrejtë me Edi Ramën”, tha Lulzim Basha.

Takimin me sipërmarrjen, Lulzim Basha e nisi duke sulmuar modelin ekonomik, që sipas tij ka ngritur qeveria aktuale. Kreu i opozitës u zotua se ky model do të çmontohet bashkë me atë që ai e quan “republika e vjetër”.
 
“Në fund të katërvjecarit të parë të republikës së re nuk do të ketë pension më të ulët se 250 mijë lekë të vjetra. Po, barkdërrat hajdutët do ti dorëzojnë, do t’ja u japim pensionistëve shqiptar”, vijoi kreu i PD.

Kreu i Partisë Demokratike premtoi se opozita do të ulë taksat për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë dhe biznesit.

“Taksa e sheshtë 9 për qind. Të gjitha 9 për qind, tvsh 15 për qind. Formalizim total i tregut”, ishin disa nga premtimet e tij.

Por çfarë do të ndodh me protestën e opozitës? Zoti Basha kësaj pyetjeje i dha një përgjigje të prerë, duke huazuar moton e fushatës së Donald Trump.
 
“Ju garantoj sot e mot e deri në fitoren e kësaj kauze europiane për zgjedhje të lira dhe të ndershme se, për mua më i rëndësishëm se albumet fotografike me liderët e nderuar të Europës dhe perëndimit është Shqipëria e para, shqiptarët të parët. Asnjë tërheqje nga kjo betejë. Demokracia kërkon sakrificë”, u shpreh ai.

Top Channel