Komisioni i Disiplinës dënon Skënderbeun, Flamurtarin e Luftëtarin

09/03/2017 00:00

Në vigjiljen e javës së 25-të të Superiores, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur t’i japë një sinjal të qartë tifozëve të elitës së futbollit, duke gjobitur disa ekipe për trazira.

Kështu janë gjobitur me nga 100 mijë lekë kampionët në fuqi të Skënderbeut, por edhe Luftëtari e Flamurtari për shkak të sjelljes së gabuar që mbështetësit respektivë patën në stadiume fundjavën e kaluar.

Federata e Futbollit Shqiptar paralajmëroi gjithashtu Korabin për problemet në ndeshjen ndaj Tiranës. Në fokus ishte ndeshja e “Loro Boriçit” në Shkodër ku sfida u shty për thuajse çerek orë për mungesën e ambulancës.

Top Channel