Tirana pret Skënderbeun, përplaset e kaluara Daja-Josa

09/03/2017 00:00

Java e 25 e Kategorisë Superiore prezanton këtë fundjavë sfida interesante në axhendën 3 ditore të përcaktuar nga kalendari i garave, me 90 minutëshin më interesant atë mes Tiranës dhe Skënderbeut.

Kampionët në fuqi do të kenë një test të vështirë me bardheblutë në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një ndeshje ku dy trajnerët respektivë përballen dhe me të kaluarën e afërt.

Ilir Daja pak muaj më parë u shkarkua për t’i bërë vend Josës me këtë të fundit që u largua nga Skënderbeu në si kampion. Një fitore potenciale të premten, do t’i jepte korçarëve kryesimin e përkohshëm.

“Nga një ekip 24 herë kampion kam shkuar në një ekip që është 6 herë kampion në vitet e fundit. Nuk është fare sfidë personale. Ky është zanati i trajnerit që një ditë do të jetë në një ekip e një herë tjetër në një tjetër ekip. Luan Tirana me Skënderbeun dhe nuk luan Josa me Dajën”, shprehet trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

Nuk jemi në një moment të mirë. Do të favorizojë më tepër Skënderbeun sepse skuadra e Tiranës nuk ka ndryshuar, kemi pasur problemet tona gjatë kësaj periudhe. Mënyra e lojës do të vendoset se si lojtarët do të futen në fushë për të zbatuar detyrat që duhet”, tha trajneri i Tiranës, Mirel Josa.

Të shtunën në orën 14:00 do zbresin në fushë dy pretendentë të tjerë. Kukësi të paktën në letër duket se i ka të sigurta 3 pikët me Korabin pasi dibranët janë jashtë garës për qëndrimin dhe ofrojnë zero motivim përballë kryesuesve.

Në po të njëjtën orë, Partizani ka një test më të vështirë me Flamurtarin.

Top Channel