Janinë, kapen 110 kg kanabis nga Shqipëria, 2 grekë në pranga

09/03/2017 00:00

Një sasi prej 110 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua paraditen e së enjtes nga agjentët e Antidrogës së Janinës.

Sipas Antidrogrës greke, lënda narkotike po transportohej në bordin e një automjeti me targa greke, që drejtohej nga dy shtetas grekë, 22 dhe 24 vjeç.

Aksioni i policisë u krye në afërsi të lokalitetit Kalpaq, pak kilometra larg kufirit shqiptar. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy shtetasit grekë po kryenin transportin e lëndës narkotike në bashkëpunim me dy shtetas shqiptarë, 19 dhe 29 vjeç, edhe ata të arrestuar nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Katër të arrestuarit iu thanë agjentëve se kanabisin do ta shisnin në zonën e Egjios, një lokalitet i vogël në afërsi të Patras.

Automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike u sekuestrua dhe materialet në ngarkim të tyre u dërguan në Gjykatën e Janinës, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Top Channel