Vettel vendos rekordin e testeve dimërore

09/03/2017 00:00

Kur duhen edhe 2 javë nga starti i edicionit të ri të Formula 1, Ferrari ka filluar të japë shenja jete. Pas Raikkonen edhe Vettel e shikon veten i pari në tabelën e kohëve më të mira, madje duke vendosur edhe rekordin e këtyre testeve dimërore. Me gomat “ultrasoft”, piloti gjerman i Ferrarit la pas me 3 të dhjetat Mercedesin e Hamilton.

Në këtë ditë të parafundit të testeve dimërore, Vettel e ndali kronometrin në kohën 1’19’004, ndërkohë që koha e tretë ishte e Esteban Ocon me Force India. Gjermani realizoi 60 xhiro në total në cirkuitin e “Montmelo”, 8 më shumë se Hamilton. Edhe për britanikun kjo ishte një ditë për të testuar gomat “ultrasoft”.

Koha e katërt më e mirë u vendos nga Red Bull i Daniel Ricciardo, ndërsa kanë vijuar problemet për McLaren, teksa Stoffel Vandoorne u detyrua të dilte në dy raste nga pista.

Top Channel