Arsenal i ofron Ozil-it 280 mijë paund në javë

09/03/2017 00:00

Te Arsenali po kërkohet me ngulm qëndrimi i Mesut Ozil në Londër.

Sipas asaj që publikohet në median britanike, drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar mesfushorit gjerman një kontratë të re të shoqëruar me një rritje page deri në 280 mijë euro në jave me shpresën për ta bindur atë që të që vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit.

Por mesa duket kjo përpjekje rezulton e kotë. Gjithnjë sipas medias britanike, Ozil nuk është shumë i bindur dhe nuk bëhet fjalë vetëm për çështje të ardhurash.

Shumë prej miqve të tij i kanë këshilluar që të largohet nga “Emirates” duke parë edhe momentin delikat që po kalon Arsenali. Një këshillë kjo që pritet të shtyrje mesfushorin e përfaqësueses gjermane të refuzojë propozimin e ri të drejtuesve të klubit londinez.

Top Channel