1/8 e Europa League, luhen sot ndeshjet e para

09/03/2017 00:00

Sot luhen ndeshjet e para të 1/8 të finaleve të Europa League. Mançester Junajtid do të zbresë në fushën e  lojës në orën 19:00, për tu përballur me rusët e Rostovit.

Mançester Junaitid do të bëjë gjithçka për tu kualfikuar më tej, duke qenë se trofeu i Europa League është i vetmi që mungon në muzeun e kësaj skuadre. Për më tepër, për “Djajtë e Kuq” toka ruse ka qenë pozitive, duke qenë se ata nuk kanë pësuar asnjë humbje në 4 ndeshje të zhvilluara në këtë vend.

Ndërsa ora 21:05 ka rezervuar sfidën mes Lionit dhe Romës, dy skuadra që kthehen të përballen me njëra-tjetrën pas 10 vitesh, pikërisht në 1/8 e finaleve. Në sezonin 2006/2007 ishte Roma ajo që arriti të kualifikohet duke iu imponuar francezëve me rezultatin e përgjithshëm 2-0. Roma deri tani nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet jashtë fushe të Europa League në këtë sezon, duke shënuar 2 fitore dhe 3 barazime.

Në orën 21:05 do të luhet edhe derbi i Gjermanisë, mes Shalke 04 dhe Borusias së Mynshengladbahut, dy skuadra që do të përballen me njëra-tjetrën për të 101 herë në histori.

Një tjetër sfidë derbi e përcaktuar për tu luajtur sot në mbrëmje është edhe ajo belge mes Genkut dhe Gentit.

Ndër sfidat e tjera të 1/8 të finaleve të Europa League janë edhe ato mes Kopenhagenit e Ajaksit apo Olimpiakosit dhe Beshiktashit.

Top Channel