Thor ndryshon pamje
09/03/2017 00:00
Chris Hemsworth do të interpretojë për herë të gjashtë perëndinë nordike Thor, por kësaj radhe ky personazh do të vijë me një pamje krejt tjetër, siç shihet nga fotot e postuara nga Entertainment Weekly.
Aktori australian nuk ka flokë të gjatë bjondë për filmin e radhës së superheroit të novelave grafike, me titull “Thor: Ragnarok”.
Ndryshe nga 5 filmat e tjerë, në të cilët Thor ka qenë me flokë të gjatë dhe të mbledhur gjysmë-bisht, kësaj radhe vjen në një version më modern.
Në këtë film, Chris Hemsworth do të ketë përkrah edhe Cate Blanchett, e cila ka pësuar një shndërrim dramatik për rolin e saj.
Top Channel