Shkelja e traktatit  nga Rusia, vjen konfirmimi zyrtar nga SHBA

09/03/2017 00:00

Zëvendëskreu i Shtatmadhorisë amerikane, Paul Selva konfirmoi në Kongres se instalimi i raketës me bazë tokësore shkel “frymën dhe qëllimin” e Traktatit të vitit 1987 për Forcat Bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Sipas Zërit të Amerikës, komentet e gjeneralit Selva para Komisionit të Dhomës për Shërbimet e Armatosura janë konfirmimi i parë publik që ushtria amerikane u bën njoftimeve të muajit të kaluar se Rusia kishte dislokuar fshehurazi raketën Kruz.

Selva tha se dislokimi i raketës paraqet “rrezik për shumicën e objekteve të SHBA-së në Evropë”. Ai shtoi se ky hap i Rusisë është një përpjekje për të kërcënuar NATO-n. Sipas administratës së ish-presidentit Barack Obama, raketa Kruz e tipit SSC-8 ishte testuar në vitin 2014, duke shkelur traktatin që ndalon dislokimin në tokë të raketave amerikane dhe ruse me rreze të mesme veprimi.

Top Channel