“Profecia” e Luis Enriques, paralajmëroi gjithçka

08/03/2017 00:00

Mjaft i lumtur dhe i emocionuar është shfaqur para kamerave trajneri i Barcelonas, Luis Enrique.

“Ua pata thënë”, thërriste i emocionuar, trajneri katalanas. Barcelona arriti një kualifikim historik, ku pasi humbi 4-0 në Francë ndaj PSG-së, arriti të përmbysë gjithçka duke fituar me rezultatin 6-1 në “Camp Nou”.

Luis Enrique pati paralajmëruar dje në konferencën për shtyp, përmbysjen e madhe, duke thënë: “Jemi në mes të turneut. Nëse një ekip është i aftë të na shënojë 4 gola në një ndeshje,atëherë ne jemi të aftë ti shënojmë 6”.

Ishte kjo “profecia” e trajnerit katalanas, që mesa duket frymëzoi futbollistët e tij që të shënonin fiks 6 gola mdaj PSG-së, aq sa i duheshin për kualifikim.

Top Channel