Chelsea shuan “ëndrrën” e Interit dhe Barçës

08/03/2017 00:00

Antonio Conte është shumë pranë rinovimit të kontratës me Chelsea-n.

Lajmi bëhet i ditur nga “Sky Italia”, sipas të cilit firma e trajnerit italiane në kontratën e re është vetëm çështje ditësh.

Gjithnjë sipas “Sky Italia”, drejtuesit e klubit londinez duan me çdo kusht që të mbajnë Conte-n duke i bërë edhe propozimin për zgjatjen e marrëveshjes aktuale me të.

Kjo lëvizje e Chelsea-t bëhet për të shuar përfundimisht zërat e merkatos që janë shfaqur rreth trajnerit italian, emri i të cilit është lidhur me atë të Interit dhe Barcelonës.

Top Channel