T’i vish në ndihmë peshkaqenit

08/03/2017 00:00

Disa zhytës në Bahamas i kanë ardhur në ndihmë një peshkaqeni, i cili dukej se nuk do të rronte edhe gjatë për shkak të një litari që po i shkaktonte plagë të mëdha.

Nga sa dallohet në video peshkaqenit i kishte ngecur, kohë më parë, një litar, i cili ndërsa peshkaqeni rritej i ngushtohej gjithnjë e më tepër duke i shkaktuar plagë që do të sillnin e dhe ngordhjen e këtij peshku grabitqar.

Me një guxim të pabesueshëm, zhytësi Skyler Thomas së bashku me dy operatorë është hedhur brenda në ujë mes peshkaqenëve dhe i kanë hequr njërit prej tyre litarin që i shkaktonte edhe dhimbje.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel