Paralajmërimi kinez: Koreja e Veriut dhe SHBA drejt përplasjes

08/03/2017 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kurs përplasjeje “kokë më kokë” me Korenë e Veriut dhe asnjëra nga palët nuk duket e gatshme të lëshojë pe.

Paralajmërimi vjen nga ministri i jashtëm kinez Wang Li, i cili tërhoqi vëmendjen Uashingtonit përmes një gjuhe të pazakontë të sinqertë ndaj dislokimit të një sistemi polemizues të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut.

Pekini e kundërshton me forcë sistemin në fjalë, por Li nuk kurseu qortimet as për Penianin, duke thënë se ai duhet ta pezullojë programin e vet të armëve bërthamore.

“Të dyja palët janë si trena në të njëjtin binar që shtojnë shpejtësinë përballë njëri-tjetrit. Pyetja është: A janë këto palë të gatshme për një përplasje ballore”, u shpreh Wang Li, ministër i jashtëm i Kinës.

Propozimi i kinës është që veriu komunist t’i japë fund testimit të raketave dhe teknologjisë nukleare, ndërsa Amerika dhe Koreja e Jugut të ndërpresin stërvitjet e tyre të përvitshme ushtarake, të cilat shihen nga Peniani si provokim.

Për shefin e diplomacisë kineze, pezullimi reciprok i operacioneve ushtarake do të përbëjnë hapin e parë drejt qetësimit të tensioneve dhe mundësisë për riçeljen e negociatave.

Top Channel