Cristiano: Nuk dimë të mbrohemi

08/03/2017 00:00

Reali i Madridit u dërrmua nga Napoli në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit të vlefshme për 1/8 e Champions League. Pas 45 minutave të para, lojtarët e Sarrit kishin goditur 11 herë dhe udhëhiqnin 1-0.

Pas kësaj, Cristiano Ronaldo u kap nga kamerat e AtresMedia në tunelin e dhomave të zhveshjes duke u ankuar se skuadra nuk di të mbrohet.

Sulmuesi po fliste me Pepen për rastet e shumta që krijonte Napoli dhe u dëgjua të thonte këto fjalë: “Puna është se nuk dimë të mbrohemi!”

Gjithsesi, në pjesën e dytë Reali ndryshoi skemë në 4-4-2, me Bale që iu bashkua linjës së mesfushës dhe gjithçka ndryshoi. Sergio Ramos shënoi dy gola, ndërsa Napoli nuk e shqetësoi më portierin Keylor Navas.

Top Channel