Mësuese Liria ka dhënë mësim për 40 vite me radhë, 18 prej të cilave në vendin e saj të lindjes në Tropojë, ndërsa të tjerat në Tiranë.

Në 2011-n do t’i duhej të shkëputej nga pasioni i hershëm, mësimdhënia, por në këtë 7 mars kujtimet e saj prej 6 vitesh në ditar, duken edhe më të gjalla.
 
“Vitet e punës në arsim i kujtoj me mall, me nostalgji”, thotë ajo.

Për mësuesen e gjuhës shqipe dhe letërsisë, 7 Marsi nuk është vetëm dita e mësuesit. Kjo datë mbart një kuptim të rëndësishëm në jetën e saj dhe të bashkëshortit.

“7 Marsi është i veçantë pasi linda vajzën e dytë”, thotë ajo.

Liria ka mësuar breza të tërë nxënësish, por edhe pse sot pjesa më e madhe janë bërë prindër, nuk harrojnë të urojnë mësuesen e tyre të fillores.

Pas plot 40 vitesh në arsim, zonja Aliçkaj mendon mendon njësoj si kur ishte 19 vjeç dhe kur zgjodhi t’i kushtonte jetën mësuesisë.

Top Channel