Sakrificë për arsimin

07/03/2017 00:00

Mimoza, prej 36 vitesh është mësuese e ciklit fillor në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Ajo udhëton çdo ditë nga qyteti drejt fshatit dhe vazhdon të japë mësim atje ku nisi punën për herë të parë. Në atë kohë, i duhej të udhëtonte 2 orë e gjysmë për të mbërritur në shkollë.

“Isha mësuese në shkollën e parë që ndodhej në Shushicë. Kënaqësia ime më e madhe kanë qenë rezultatet e fëmijëve. Sot, shkolla ka ndryshuar shumë”, tregon mësuesja.

Mësuese Moza thotë se puna me fëmijët i jep kënaqësi: “Dy orë e gjysmë të vish e dy orë e gjysmë të kthehesh, ishte lodhje. Por, të punosh me këta fëmijë të jep kënaqësi dhe kjo më ka bërë që të kisha kohë edhe për familjen time”.

Që nga viti 1982, ajo thotë se dashuria që ka marrë nga nxënësit e parë dhe sot nga fëmijët e tyre, të cilët ia mëson po ajo ABC-në, është forca më e madhe që mësuesja të mos ndjejë lodhje.

Top Channel