“Libertadores” rivjen plot risi

07/03/2017 00:00

Me një format të ri, kalendar të rinovuar dhe strukturë jo të ngjashme me edicionin e kaluar. Plot emocione dhe pritshmëri të mëdha starton edicioni i 58 i Kupës Libertadores, “Championsi” i Amerikës së Jugut, që me fazën e grupeve jep edhe shkëndijat e para të një futbolli ofensiv dhe pa limite brenda e jashtë fushave.

Stadiume që digjen nga entuziazmi i tifozëve dhe shpeshherë trazira që kalojnë në përleshje masive. Këto janë vetëm disa nga llogaritë që po bëjnë organizatorët për kupën prestigjioze.

Bonuset për fituesit janë dyfishuar dhe është shtuar numri i ekipeve pjesëmarrëse. Sigurisht mungon shkëlqimi i ekipeve meksikane që janë larguar pas 19 vjetësh për konflikt kalendari me “Championsin” amerikano-verior, por ka të tjera pika kulmore.

Ekipi për t’u mundur është padyshim River Plate. “Milionarios” janë një skuadër që vlerësohet më lart se të gjithë, por do të kenë një rrugëtim të vështirë për të rrëmbyer trofeun.

Mes risive është dhe rikthimi në Libertadores i huan Sebastian Veron. Argjentinasi tashmë 42-vjeçar do të provojë të fitojë kupën këtë herë me Estudiantes. Për të apasionuarit e shkollës së vjetër, ka një tjetër protagonist me klas si braziliani Robinjo.

Një rol protagonisti ka gjithashtu dhe skuadra e Chapekoenses, e kualifikuar në tavolinë pas tragjedisë së muajit nëntor që shfarosi thuajse të gjithë lojtarët.

Top Channel