E zë gjumi në timon, përplas autobusin me 84 pasagjerë

07/03/2017 00:00

Aksidentet rrugore ndodhin për shumë arsye, por kur fajtor është vetëm shoferi që i flihet gjumë këto raste vështirë se mund të quhen më aksidente.

Kamerat e sigurisë brenda një autobusi, tregojnë momentin kur drejtuesi i mjetit mbyll sytë nga pagjumësia dhe humb kontrollin e makinës.

Sipas policisë kineze të rajonit Zhejiang, disa prej 84 pasagjerëve kanë pasur dëmtime serioze dhe pak orë më vona pas aksidentit një prej tyre ka ndërruar jetë në spital, raporton Daily Mail.

Top Channel