Luis Enrique beson: PSG-së i shënojmë 6 gola

07/03/2017 00:00

Luis Enrike kërkon ta mbyllë në mënyrën më të mirë sezonin e tij të fundit te Barcelona, por një prej objektivave sezonale te skuadra katalanase është më larg se të gjithë të tjerët.

Formacioni “blaugrana” duhet të shënojë të paktën 4 gola për të barazuar disfatën ndaj Parisit në Ligën e kampioneve, por tekniku iberik beson se Barcelona mund të shënojë 6 herë në kuadratin e francezëve.

Të mërkurën në stadiumin Kamp Nou, ekipi spanjoll ka përpara nëj mision thuajse të pamundur, pavarësisht yjeve që ka në gjirin e tij.

“Jemi vetëm në gjysmën e përballjes tonë dhe duhen ende të paktën 95 minuta, një kohë e mjaftueshme që të ndodhë gjithçka. Presim këtë ndeshje me optimizëm pasi jemi në formë si në sulm ashtu dhe në prapavijë. PSG është rival i fortë, por që nga ndeshja e parë jemi përmirësuar shumë. jemi optimistë natyral dhe të bindur se do të shfrytëzojmë rrethanat”, tha Luis Enrike.

“Nëse një skuadër ka arritur të na shënojë 4 herë, ne mund t’i shënojmë plot 6 gola. nuk kemi qenë më parë asnjëherë në një situatë të tillë, por për t’u kualifikuar, nuk do të na duhet ndeshja më e mirë e jona, por duhet të jemi efektive në fushë”, shtoi trajneri i Barcelonës.

Top Channel