Tifozët e Napolit zënë vend 6 orë para ndeshjes

07/03/2017 00:00

Në Napoli po pritet me padurim sfida e kthimit e 1/8 të finaleve të Champions League dhe këtë gjë e tregon më së miri stadiumi që ka nisur të mbushet me tifozë 6 orë para nisjes së ndeshjes Napoli-Real Madrid.

Stadiumi i hapi dyert pak pas orës 15:00 dhe menjëherë tifozët nisën të futeshin.

Real Madrid mposhti Napolin në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1. Italianët ishin të parët që kaluan në avantazh me një supergol të Insigne në minutën e 8, por golat e Benzema, Toni Kroos dhe Casemiro përcaktuan edhe fatin e ndeshjes.

Ky rezultat nuk i lë shumë shpresa Napolit për përmbysje në ndeshjen e kthimit, por tifozët italianë duket se nuk e mendojnë aspak kështu.

Top Channel