MotoGP në Belgjikë! “Dorna” e përjashton mundësinë

07/03/2017 00:00

Botërori i MotoGP nuk do të kthehet në Belgjikë, të paktën për momentin. Kjo është ajo që ka deklaruar Carmelo Ezpeleta, drejtuesi i Dornas që administron të drejtat e këtij kampionati.

“Gjatë verës kemi diskutuar për një garë të mundshme të MotoGP në Belgjikë”, tha Ezpeleta. “Por jemi të shqetësuar për sigurinë. Për momentin, është pothuajse e pamundur që Belgjika të përfshihet në kalendarin e këtij botërori”.

Ezpeleta foli edhe për projektet e tjera që kanë të bëjnë me të ardhmen e Botërorit të MotoGP me përfshirjen në kalendar të Çmimeve të Mëdha në Tajlandë, Indonezi e Finlandë.

“Po diskutojmë me të gjithë”, vijoi Ezpeleta. “Projekti indonezian po avancon, por jemi në bisedime edhe me organizatorët në Tajlandë. Për sa i përket Finlandës, ky vend do të presë një garë të MotoGP në 2019, por nëse pistë përshtatet më shpejt, atëherë ky Çmim i Madh mund të jetë në kalendar qe vitin tjetër”.

Top Channel