Man. Utd kërkon alternativa, nuk arrin te Griezmann

07/03/2017 00:00

Manchester United duket se do ta ketë të pamundur për të sjellë në “Old Trafford”, Antoinne Griezmann.

Atletico Madrid po bën gjithçka për të mbajtur në Spanjë sulmuesin francez që mesa duket ka ndërmend t’ia plotësojë këtë dëshirë klubit iberik. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, Griezmann në të vërtetë nuk e ka menduar aspak largimin nga Atletico gjë që detyron Djajtë e Kuq të fillojnë të mendojnë për alternativat e tij.

Mësohet se tashmë vëmendja e trajnerit Jose Mourinho është e përqendruar te 2 sulmues të tjerë; 18 vjeçari Mbappe nga Monaco dhe Robert Lewandowski nga Bayern Munchen.

Mbappe pëlqehet për rendimentin që ai ka në fushën e lojës dhe këtë ai po e vërteton më së mirë në sezonin aktual. Francezi deri tani ka shënuar 17 gola në 31 ndeshje, 11 nga të cilat i ka nisur nga stoli.

Përsa i përket Lewandowski-t, polaku vlerësohet për klasin dhe efektivitetin e tij përpara portës kundërshtare. Mourinho do ta bëjë tentativën për ta pasur nën urdhrat e tij atë, pavarësisht faktit se Lewandowsk-i ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen.

Top Channel