Në futboll po has vështirësi, por jo në dashuri

07/03/2017 00:00

Në futboll nuk është se gjërat po i shkojnë më së miri, por në jetë private Alvaro Morata po kalon momente të arta me të dashurën e tij Alice Campello.

Modelja italiane dhe sulmuesi spanjoll tashmë janë zhvendosur në Madrid pasi muaj më parë u njohën në Torino.

Ata nuk ngurrojnë asnjëherë të shfaqen bashkë në publik ndërsa nuk mungojnë me postimet e tyre edhe në rrjetet sociale.

Bukuroshja italiane ka postuar një foto me sulmuesin iberik në ditën e 22 vjetorit të lindjes së saj, duke e falënderuar për momentet e bukura që po i dhuron.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel