Reforma në arsim; Rama: Frytet do t’i sjellë në gjeneratat e reja

07/03/2017 00:00

Kreu i qeverisë Edi rama, zgjodhi Korçën për të zhvilluar një takim për arsimin me rastin e 130 vjetorit të themelimit të mësonjëtores së parë shqipe, nga ku foli për reformat e qeverisë për arsimin.

Reformën e socialistëve për arsimin Edi Rama e cilësoi, një reformë e cila si qëllim të vërtetë ka shërbimin ndaj brezit të të rinjve, për herë të parë pas çerek shekulli.

“Është një nga reformat më të vështira dhe hyn tek ato reforma që qeveritë gjithmonë përpiqen ta shtyjnë dhe t’ua lënë atyre që vijnë pas, sepse është një reformë që prek shumë interesa, është një reformë që mund të trazojë dhe mund të lëndojë shumë shpirtra dhe është një reformë që frytet nuk i sjell në zgjedhjet e ardhshme, por i sjell në gjeneratën tjetër”, u shpreh Rama

Por gjendjen në të cilën ndodhej arsimi, Rama e lidhi me gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i Drejtësisë. Sipas tij, për këtë të fundit vlen të kërkohet një ndjesë në emër të klasave politike që ndikuan në shkatërrimin e sistemit të drejtësisë ndër vite.  

“Ndjesë të gjithë themeluesve të mësonjëtores. Të gjithë atyre që dhanë edhe jetën për një Shqipëri ku drejtësinë ta bënin të drejtë dhe ta vendoste e drejta. Ndjesë për Shqipërinë e sotme të Gjykatave të shëmtisë. Është një ndjesë që është edhe një betim se nuk do t’i lëmë në këmbë.

Top Channel