“Lali Eri s’doli aq keq në fund”

07/03/2017 00:00

Kreu i bashkisë së Tiranës e ka marrë me sportivitet cilësimin “Lali Eri” dhe nuk harron ta përdori dhe vetë këtë epitet. Në një urim për festën e mësuesve Erion Veliaj nuk ka harruar një urim të veçantë për mësuese Olin, mësuesen e tij të gjimnazit.

“Gëzuar 7 Marsin! Faleminderit zysh Olit dhe mësuesve të mrekullueshëm të Samiut! Ju kam stresuar pak, por lali Eri s’doli aq keq në fund, falë jush”, shkruan Veliaj teksa ka postuar edhe foto me mësuesen e tij te Samiu, zysh Olin.

Veliaj ka uruar të gjithë mësuesit, duke i falenderuar për sakrificat që bëjnë pë edukimin e brezit të ri.

Top Channel