Studimi: Ligjet tolerojnë korrupsionin; gjuha e përdorur, e paqartë

07/03/2017 00:00

Nga analizimi i 62 akteve nënligjore në shëndetësi, arsim, drejtësi, ekonomi dhe mirëqenie sociale, rezulton se problemi nuk janë vetëm zyrtarët të cilët bëjnë korrupsion, por edhe ligjet, që kanë mangësi dhe krijojnë hapësira të favorshme për mit-marrje.

Në çdo 1 prej 62 akteve nënligjore të përfshira në studim, më problematike mbetet gjuha e përdorur.

Në 78% të rasteve termat dhe togfjalëshat janë të paqarta dhe me dy kuptime. Një shembull konkret është ligji për ndërmarrjet sociale.

“Ligji për ndërmarrjet sociale thotë: një subjekt për të mbajtur statusin e ndërmarrjes sociale duhet të plotësojë një minimum kriteresh me natyrë ekonomike dhe sociale. Minimum kriteresh pa përcaktuar asnjë kriter dhe asnjë minimum, është shumë i paqartë”, u shpreh Blerta Selenica menaxhere e projektit

Qeveria thotë se për këtë problem duhen ngritur filtra specifik ligjorë.

“Çdo gjetje do të pasqyrohet në ndryshimet përkatëse në  legjislacion. Një nga angazhimet e drejtpërdrejta të qeverisë  shqiptare me hartimin e strategjisë antikorrupsion për të  parandaluar çdo hapësirë të mundshme që lë ligji për abuzim, tha Blendi Çuçi, ministër i shtetit për çështjet vendore.

Top Channel