Zvarritja e krijimit të qeverisë së re në Maqedoni, pengon veç të tjerash edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të caktuara në maj të këtij viti.

Në bazë të Kodit Zgjedhor maqedonas, zgjedhjet lokale duhet t’i shpallë kryetari i Parlamentit, 70 ditë përpara organizimit të tyre.

Radio “Europa e Lirë” thotë se nismëtarja e protestave kundër gjuhës shqipe, Iniciativa Qytetare për një Maqedoni, një lëvizje kjo mbështetëse e VMRO DPMNE-se, deklaroi se do të krijojë një “mur të gjallë” me tubuesit, për të penguar mbledhjen e parlamentit me iniciativën e tij, ku do të mund të zgjidhej kreu i këtij institucioni, të votohej qeveria e re, e kësisoj, rruga përgatitjeve për zgjedhjet vendore.

Gruevksi ndërkohë vazhdon ti mëshojë idesë se vetëm dy rrugë ka për të dalë nga kriza, ose të mbahen zgjedhje të parakohshme në muajin maj bashkë me ato lokale, ose Zaevi të pranojë ofertën e ËMRO-së.

Ai hodhi idenë se në një farë mënyre është grusht shteti të sillet një platformë e hartuar nga një vend tjetër, duke iu referuar nismës shqiptare.

Ajo që ndodh tani në Maqedoni është në kundërshtim me kushtetutën e vendit, citohet të ketë thënë politikani konservator.

Në këtë mënyrë, sipas argumenteve të tij, shkohet drejt shtetit bi-nacional dhe anashkalohen bashkësitë e tjera etnike në Maqedoni, siç janë turqit, romët, serbët, boshnjakët, vllehët e kroatët, ndërsa favorizohet vetëm një bashkësi etnike.

Top Channel