Nishani në Preshevë; Vizita e parë e një Presidenti

06/03/2017 00:00

Presidenti Bujar Nishani, do të takojë përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por do të interesohet edhe për arsimin shqip dhe kulturën në jug të Serbisë, ku shumica e banorëve janë shqiptarë.

Kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar në këtë zonë. Shqip Kamberi, kryetar i Bujanocit, beson se Tirana ka mundësi ta ndihmoj Luginën e Preshevës.

Qytetarët shpresojnë se ndikimi politik i Shqipërisë mund të zgjidh shumë problem për ta si ndërmjetsues tek qeveria në Beograd.

Pas vizitave të kryeministrit Rama, kanë ndodhur shumë ngjarje, por qasja ndaj shqiptarëve në Serbi ka ndryshuar pak.

Presidenti Nishani gjatë vizitës të martën, më 7 mars, do të takojë mesuesit e kësaj zone për festën e tyre dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë këtu.

Top Channel