Në Itali ka ‘luftë’ për Europën; 6 ekipe mes 9 pikëve

06/03/2017 00:00

Barazimi i fundit në Udine e mbajti të gjallë luftën për titullin kampiopn në serinë A, por më shumë se froni, gara më e fortë po zhvillohet për vendet që të çojnë në Champions dhe Europa League.

Me përjashtim të Zonjës së vjetër që është në krye dominuese, që nga Roma me 59 pikë e deri te Milan, skuadrat enden në xhiron e 9 pikëve në total që mund të ndryshojnë shumë shpejt hierarkitë.

Në krahasim me sezonet e kaluar, bie në sy se 6 ekipet e para të klasifikimit, kanë një pikaverazh mesatar nën nivelin e zakonshëm. “Për të shkuar në Europa lig, duhet një ritëm Champions dhe për Ligën e kampioneve duhet një ritëm i denjë për titull” tha trajneri i Milanit, Montela para fitores me kievon. Kjo ndjesi mbështetet edhe nga numrat.

Sasuolo që ishte skuadra e fundit e kualifikuar në paraeliminatoret europiane, mori lejekalimin për turneun kontinental me 61 pikë, vetëm 11 më pak se Milan që ishte i shtati në renditje. Tashmë kur duhen ende 11 javë për tu luajtur, potencialisht të 6 ekipet janë në garë për të dy finishet, me përplasjet direkte që do të vendosin edhe hierarkinë.

Një duel i fortë po zhvillohet për vendin e dytë mes Romës dhe Napolit që diferencohen nga vetëm 2 pikë, ekipe që u përballën së fundmi në kampionat. Jugorët kanë një duel delikat me realin në Champions, si dhe me Juven në Kupën e Italisë që do t’ia pakësojë dukshëm energjitë. Por sipas mediave italiane, Napoli po vuan shumë në mbrojtje, dhe mes atyre që po kritikohen, është dhe shqiptari Elseid Hysaj.

Top Channel