Hazard, objektivi veror i Realit

06/03/2017 00:00

Real Madrid do të tentojë blerjen e Eden Hazard në merkaton e verës.

Lajmi bëhet i ditur nga radioja spanjolle “Cadena Cope”, sipas së cilës, Isco ose James Roodriguez mund të braktisin kryeqytetin spanjoll për të krjuar hapësirë për mesfushorin belg të Chelsea.

Isco është drejt përfundimit të kontratës me Realin dhe bisedimet për rinovimin e saj kanë mbetur pezull, ndërsa Rodriguez po has gjithnjë e më shumë vështirësi në gjetjen e një vendi në formacionin bazë.

Top Channel